RTSH 24 Live

Botë

Arrestohen në Teksas nga autoritetet amerikane lideri i kartelit famëkeq të Sinaloa dhe djali i ‘El Chapo’

26/07/2024

Arrestohen në Teksas nga autoritetet amerikane lideri i kartelit famëkeq të Sinaloa dhe djali i ‘El Chapo’

Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael "El Mayo" Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.

Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin "El Chapo" Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA. I arrestuar me Zambadan të enjten ishte djali i Guzman, Joaquin Guzman Lopez, tha departamenti i drejtësisë amerikane.

Në shkurt, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për një komplot për të prodhuar dhe shpërndarë fentanyl, një drogë më e fuqishme se heroina që është fajësuar për krizën e opioideve në SHBA.

Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se dy burrat udhëheqin "një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë".

"El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë po i mban përgjegjës në Shtetet e Bashkuara," tha Garland.

/rtsh.al/