Presidenti egjiptian u takua me drejtorin e CIA-s Ëilliam Burns në Kajro për të diskutuar mbi Gazën dhe Libanin.
Sipas presidencës egjiptiane, Sisi i komunikoi Burnsit nevojën urgjente për një armëpushim në Liban.
Bisedimet u përqendruan gjithashtu në përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi-peng në Gaza, si dhe ndihmën humanitare për enklavën.
Në takim mori pjesë edhe shefi i spiunazhit të Egjiptit, Hassan Rashad, tha presidenca egjiptiane.
Ndërkaq nga ana tjetër, SHBA intensifikon shtytjen e saj për një marrëveshje armëpushimi, ku po diskutohet propozimi i Uashingtonit. Mes SHBA-ve, Izraelit dhe Katarit po zhvillohet komunikim i vazhdueshëm për arritjen e një armëpushimi njëmujor në Gazë në këmbim të lirimit të disa pengjeve.
Negociatorët e Katarit, të cilët së bashku me Egjiptin janë bashkëbiseduesit kryesorë me Hamasin, aktualisht po diskutojnë propozimin e kufizuar me Hamasin.
/rtsh.al/