RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Arabia Saudite: Negociatat për Gazën dhe Libanin, të përfundojnë para zgjedhjeve në SHBA

13 orë para

Arabia Saudite: Negociatat për Gazën dhe Libanin, të përfundojnë para zgjedhjeve në SHBA

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka deklaruar se disa nga marrëveshjet dypalëshe që mbretëria ka negociuar me Uashingtonin “nuk janë aq të lidhura me normalizimin e marrëdhënieve saudite me Izraelin.

Marrëveshjet e mundshme SHBA-Saudite për tregtinë dhe inteligjencën artificiale "nuk janë të lidhura me asnjë palë të tretë" dhe "mund të përparojnë ndoshta mjaft shpejt", thotë Princi Faisal bin Farhan Al Saud.

Disa nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit të mbrojtjes janë shumë më të ndërlikuara.

Ne sigurisht do të mirëprisnim një mundësi për t'i përfunduar ato përpara mbarimit të mandatit të administratës së Bidenit, por kjo varet nga faktorë të tjerë jashtë kontrollit tonë.

Rrjedhat e tjera të punës nuk janë aq të lidhura, dhe disa prej tyre po përparojnë mjaft shpejt, dhe ne shpresojmë të shohim ecjen përpara”, u shpreh Faisal bin Farhan Al Saud.

Arabia Saudite dhe SHBA po kërkojnë një sërë marrëveshjesh për energjinë bërthamore, sigurinë dhe bashkëpunimin e mbrojtjes, të cilat fillimisht ishin të gjitha pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë normalizimi me Riadin dhe Izraelin.

Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden fillimisht parashikuan, në negociatat trepalëshe përpara sulmit shkatërrues të 7 tetorit nga Hamasi, që Arabia Saudite të fitonte angazhimet e SHBA-së për sigurinë dhe bashkëpunimin bërthamor të SHBA-së në këmbim të normalizimit të lidhjeve me Izraelin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kishte thënë në maj se Uashingtoni dhe Riadi ishin afër përfundimit të një sërë marrëveshjesh, por paralajmëroi se që normalizimi të vijojë.

Princi Faisal përsërit qëndrimin e mbretërisë se nuk do ta njihte Izraelin pa një shtet palestinez, duke shtuar në atë marrëveshje, se Arabia Saudite është “mjaft e lumtur të presë derisa situata të jetë e përshtatshme” përpara se të vazhdojë me normalizimin.

/rtsh.al/