RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Armëpushim i shkurtër në Gazë, SHBA: Hamasi refuzoi propozimin e Egjiptit

04/11/2024

Armëpushim i shkurtër në Gazë, SHBA: Hamasi refuzoi propozimin e Egjiptit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Hamasi ka refuzuar propozimin për një armëpushim afatshkurtër dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Kjo është bërë e ditur pas telefonatës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

Blinken “vuri në dukje se Hamasi ka refuzuar edhe një herë të lirojë qoftë edhe një numër të kufizuar pengjesh për të siguruar një armëpushim dhe lehtësim për popullin e Gazës”, thuhet në njoftimin e DASH.

Sipas diplomatëve arabë, Egjipti kishte paraqitur propozimin që do të bënte të mundur fillimin e një armëpushimi fillestar prej 48-orësh gjatë të cilit Hamasi do të ishte përgatitur për lirimin e katër pengjeve izraelitë gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Diplomatët shpjeguan më tej katër pengjet do të përfshiheshin në të ashtuquajturën kategori humanitare, që do të thotë se ato do të ishin ose gra, të moshuara ose të sëmurë. Në këmbim, Izraeli do të lironte afërsisht 100 të burgosur palestinezë të sigurisë.

Gjatë marrëveshjes 12-ditore, Izraeli dhe Hamasi do të kishin zhvilluar bisedime për një armëpushim më afatgjatë.

Hamasi ka refuzuar të tërhiqet nga propozimi që paraqiti në fillim të korrikut, i cili e bëri atë të heqë dorë nga kërkesa e tij kryesore për një angazhim paraprak izraelit për një fund të përhershëm të luftës.

Ofertë përmbante një sërë kushtesh të reja dhe u refuzua nga kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili shtoi kërkesat e tij të reja për një marrëveshje, duke përfshirë që Izraeli të mund të ruante praninë e tij të forcave në korridoret Filadelfi dhe Netzarim.

SHBA fajësoi Hamasin për ngërçin mbi dy mujor që pasoi, duke thënë se grupi terrorist refuzoi të angazhohej në bisedime.

Ndërmjetësuesit arabë Katari dhe Egjipti kanë qenë më pak të bindur nga ky argument, duke pohuar privatisht se SHBA-të kanë minimizuar fajin e Netanjahut për ngërçin dhe duke pretenduar se një marrëveshje do të ishte e mundur gjatë verës nëse kryeministri nuk do të kishte shtuar kushte të reja.

/rtsh.al/