RTSH 24 Live

Politikë

Apeli i jep vulën e PD-së Berishës, Meta: Mori fund odiseja e kapjes së drejtësisë

11/06/2024

Apeli i jep vulën e PD-së Berishës, Meta: Mori fund odiseja e kapjes së drejtësisë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apeli për t’i dhënë vulën Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit.

Meta tha se kjo është një fitore për demokratët dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar nga Rama.

“Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së. Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë”, tha Meta.

Gjykata e Apelit vendosi sot (11 qershor) që vulën e Partisë Demokratike t’ia lërë grupimit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie ndërsa ka rrëzuar ankimin e grupit politik të drejtuar nga Lulzim Bashës.

/rtsh.al/