RTSH 24 Live

Politikë

Analiza e gazetares Jonida Shehu: Lëvizja ideale politike e opozitës është të jetë në një adresë

5 orë para

Analiza e gazetares Jonida Shehu: Lëvizja ideale politike e opozitës është të jetë në një adresë

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në studion e emisionit "Ngjarja Kryesore" në RTSH 1, drejtuar nga gazetarja Sonila Agostini, ka komentuar situatën politike aktuale dhe sfidat me të cilat përballet opozita shqiptare.

 Ajo theksoi se idealja do të ishte që opozita të bashkohej në një adresë të vetme. Shehu shtoi se procesi bëhet edhe më i ndërlikuar kur futen interesat politike, duke e bërë kështu situatën më të komplikuar, sidomos kur koha është shumë e shkurtër për të arritur një konsensus të plotë.

Gjërat komplikohen shume kur ti futesh brenda interesa të partive. Idealja do të ishte të kishe sa më pak, por mesa duket nuk do të jenë dhe aq pak sepse koha është e shkurtër. Idealja fare do të ishte që e gjithë opozita të ishte në një adresë. Më pas futen të gjitha interesat”, u shpreh gazetarja Jonida Shehu.

/rtsh.al/