RTSH 24 Live

Film

Alec Baldwin qëllon fatalisht një grua gjatë xhirimeve të një filmi

22/10/2021

Alec Baldwin qëllon fatalisht një grua gjatë xhirimeve të një filmi

Një grua u vra pas një të shtëne aksidentale në xhirimet e filmit “Rust” në Santa Fe, New Mexico, tha dje policia. ”Drejtoresha e fotografisë së filmit, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga aktori i njohur Alec Baldwin, 68 vjeç, në xhirimet në Bonanza Creek Ranch”, sipas deklaratës së zyrës së sherifit.

Hutchins u transportua në një spital me helikopter dhe u shpall e vdekur nga personeli mjekësor. Souza u dërgua me ambulancë në një qendër tjetër mjekësore dhe po i nënshtrohet trajtimit për plagët e marra. ”Asnjë akuzë nuk është ngritur”, tha policia. Ngjarja po hetohet dhe dëshmitarët do të merren në pyetje nga detektivët. Baldwin është një producent dhe aktor në këtë film.