RTSH 24 Live

Politikë

Alarmi i Gjikondit: Këtu ka mafie të strukturuar. Shteti është aleat i saj

19/03/2024

Alarmi i Gjikondit: Këtu ka mafie të strukturuar. Shteti është aleat i saj

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ duke komentuar vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson deklaroi se Shqipëria ka shumë probleme për shkak të paaftësisë së shtetit për të luftuar krimin, pasi në vend ka një mafie të strukturuar dhe në jo pak raste shteti është aleat i saj.

“Vizitën e Robinson e shikoj në vijim të vizitës së Blinken në Tiranë. Është mbështetje personale për Dumanin. E dimë që shumë prej tyre në SPAK nuk e meritojnë atë staturë që kanë, ai sërish i takoi. Duke qenë se Robinson  është specifik për atë fushë, është shumë e rëndësishme sepse po lëvizin shumë ujëra sepse dhe Nasip Naço ishte në SPAK për aferën CEZ- DIA. Ka diçka mbrapa kësaj vizite. Dumani është i vetëm në këtë luftë. Ka pasur denoncime në një vit sa nuk janë bërë në 4 vite. Performanca e SPAK është gjithnjë e më pozitive. Dëgjojmë emra bandash botërore ku gjejmë shqiptar. Shteti shqiptar nuk është aty ku duhet në luftën kundër krimit. Prokuroria është hallka e fundit sepse janë një sërë institucionesh që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit.”, tha Gjikondi.  

/rtsh.al/