RTSH 24 Live

Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet lokale, nis në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës

20/06/2024

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet lokale, nis në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Në gjykatën e Posaçme nisi gjykimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet lokale. Kryebashkiaku po gjykohet pa masë sigurie, ndërsa zgjodhi të ishte i pranishëm në seancën e parë ndaj tij.

Brenda në sallë, avokatët mbrojtës kërkuan të sigurojnë materialin origjinal të transmetuar në media ku kryebashkiak,u asokohe kandidat në zgjedhje, i kërkonte një elektricisti për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Në dalje, Memolla tha për mediat se do të përballet deri në fund me drejtësinë.

Gjykata caktoi datën 23 korrik në ora 13:00 për seancën e radhës ku avokatët do të paraqesin provat e tyre dhe më pas do të jepen konkluzionet e SPAK.

/rtsh.al/