RTSH 24 Live

Kosova

Aktakuza e re, Hashim Thaçi del para Gjykatës Speciale, deklarohet i pafajshëm

10/05/2022

Aktakuza e re, Hashim Thaçi del para Gjykatës Speciale, deklarohet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u paraqit sot para Gjykatës Speciale, ku u përball me aktakuzën e re, të ndryshuar, të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi së fundmi në gjykatë.

Thaçi, i cili mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, mohoi akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm.

Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai.

Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan. Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Thaçi zhvilli një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili gjendet në Bruksel.

Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen nga Prokuroria e Specializuar për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme./rtsh.al