RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri Rama në Hagë, viziton Hashim Thaçin

10/05/2022

Kryeministri Rama në Hagë, viziton Hashim Thaçin
Kryeministri Rama në burgun e Hagës

Kryeministri Edi Rama i cili gjendet në Bruksel për takime të rëndësishme, ka vizituar në Hagë ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kryeministri Rama me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Rama është një nga liderët e parë nga Shqipëria që ka vizituar në burg zotinThaçi.

Presidenti Hashim Thaçi u arrestua në nëntor 2020 nga Gjykata Ndërkombëtare me akuzën për krime lufte.

Bashkë me disa udhëheqës të tjerë të UÇK, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Thaçi po hetohet nën akuzën për vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës kur ajo u pushtua nga Serbisë në vitet 1998-1999.

Ata i kanë hedhur poshtë akuzat e formuluara ndaj tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdimisht ka dalë në mbrojtje të ish presidentit të Kosovës. "Askush nuk mund ta rishkruajë historinë” tha ai kur zoti Thaçi u intervistua nga Gjykata Speciale, ndërsa e ka cilësuar atë si "përkufizimin e lirisë së shqiptarëve të Kosovës".

Së fundi zoti Rama e përfshiu zotin Thaçi në debatin për presidentin e ri të Shqipërisë. Ai tha se Thaçi do të ishte president i shkëlqyer, por që sipas tij fatkeqësisht kjo nuk është e mundur pasi ai është në Hagë.

 

 

/rtsh.al/