RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Lezhë- Laç, 2 të plagosur të cilët nxirren nga makina me ndihmën e zjarrfikëses e policisë

9 orë para

Aksident rrugor në aksin Lezhë- Laç, 2 të plagosur të cilët nxirren nga makina me ndihmën e zjarrfikëses e policisë
Foto nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Shënkollit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Për shkak të dëmtimeve të shumta të njërit prej mjeteve, është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zjarrfikëses për të nxjerrë të dëmtuarit nga makina.

/rtsh.al/