RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motomjetin, në gjendje të rëndë 37-vjeçari

06/08/2022

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motomjetin, në gjendje të rëndë 37-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Drejtuesi i këtij të fundit 37-vjeçari E.C., si pasojë e përplasjes së fortë ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/rtsh.al/