RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Levan- Tepelenë, 8 të plagosur, mes tyre 2 të mitur

12/08/2022

Aksident në aksin rrugor Levan- Tepelenë, 8 të plagosur, mes tyre 2 të mitur
Foto nga vendngjarja

Policia bëri të ditur se sonte në mbrëmje ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Bëhet e ditur se nga ky aksident janë plagosur 8 persona. Aksidenti ka ardhur si rezultat i përplasjes mes dy automjeteve. Shërbimet e policisë rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet.

“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë së Mallakastrës.

/rtsh.al/