RTSH 24 Live

Kosovë

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre  të rinj

18 orë para

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre  të rinj

Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në liqenin e Badovcit. Policia e Kosovës bëri me dje se ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës (5 tetor), në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë. 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri me dije se policia e ndihmuar nga forcat e sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, kanë arritur të nxjerrin nga liqeni automjetin dhe trupat e tre viktimave,  të cilët raportohen të jenë të rinj rreth moshës 20 vjeç, dy prej të cilëve janë identifikuar tashmë. 

Sveçla gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve të tregonin kujdes, në mënyrë që aksidente të tilla të mos ndodhnin më. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në këtë tragjedi.

/rtsh.al/