RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës gati të ndërhyjë në 18 objekte turistike

30/03/2024

Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës gati të ndërhyjë në 18 objekte turistike

Objektet turistike në Tiranë në mjaft raste nuk garantojnë aksesin për personat me aftësi të kufizuara.

Në një kohë kur shifrat e vizitorëve kanë pësuar rritje të ndjeshme Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një studim jo vetëm për evidentimin e problematikave në 65 objekte turistike ne territorin e bashkisë së Tiranës.

Drejtori i përgjithshëm i projekteve strategjike në Bashkinë e Tiranë, Genci Kojdheli thotë se ndërhyrja do të nis në 18 objekte, të cilat janë nën administrimin e Bashkisë me një fond prej 34 milion lekësh.

“Kemi bërë një plan të detajuar ndërhyrje të cilën po e konsultojmë me drejtorinë e Urbanistikës dhe me atë Punëve Publike. Do të ketë një buxhetim me faza në vite të ndryshme ku në fillim do të preken disa institucione të rëndësishme e më vonë do i shkojmë deri në fund kësaj liste", tha Kojdheli.

Nga ana tjetër Bashkia do të krijojë të lehtësitë e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve edhe në objektet që nuk janë në varësi të saj. 

Ndërtimi i elementëve të aksesueshmërisë nuk do të prek vetëm objektet turistike, por edhe ato të shërbimeve.

Në vendin tonë numri i personave me aftësi të kufizuara është mbi 170 mijë.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/