RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë- Sherr mes dy personave, njëri përfundon në spital  

28/04/2024

Korçë- Sherr mes dy personave, njëri përfundon në spital  

Policia e Korçës bëri të ditur se një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr.6 të këtij qyteti mes dy personave për motive të dobëta.

Si pasojë e kësaj përplasje, fillimisht verbale, 49-vjeçari Altin Sali ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi Altin Sali, 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

/rtsh.al/