RTSH 24 Live

Kulturë

Akademia e Studimeve Albanologjike emëron stafin e ri drejtues

15/09/2021

Akademia e Studimeve Albanologjike emëron stafin e ri drejtues

Akademia e Studimeve Albanologjike emëroi sot stafin e ri drejtues dalë nga zgjedhjet e datës 21 korrik 2021, në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast rektori i ASA-së, prof. dr. Luan Përzhita vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe theksoi se do të punohet në drejtim të zgjerimit të aktivitetit studimor për ta renditur ASA-në si një ndër qendrat ekselente të kërkimit shkencor dhe të mësimdhënies, jo vetëm në rrafsh rajonal por edhe në atë Evropian.

Rektori u dorëzoi në mënyrë ceremoniale dekanëve të instituteve të dalë nga zgjedhjet, e përkatësisht prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshit (Dekan i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit), prof. asoc. dr. Belisa Mukës (Dekane e Institutit të Arkeologjisë), prof. dr. Artur Lamës (Dekan i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë), prof. asoc. dr. Afrim Krasniqit (Dekan i Institutit të Historisë) vendimin e emërimit. Më pas, dekanët u dorëzuan vendimet e emërimit përgjegjësve të departamenteve si më poshtë vijon:

Për Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit:

Dr. Olsi Lelaj

Phd. Jonida Gashi

Phd. Mikaela Minga

Për Institutin e Arkeologjisë:

Phd. Rovena Kurti-Ruka

Prof. asoc. dr. Brikena Shkodra-Rrugia

Phd. Sabina Veseli

Për Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë:

Prof. dr. Valter Memisha

Prof. asoc. dr. Adelina Çerpja

Prof. asoc. dr. Evalda Paci

Për Institutin e Historisë:

Prof. asoc. dr. Edmond Malaj

Prof. asoc. dr. Ledia Dushku

Prof. asoc. dr. Sonila Boçi