RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ajsbergu më i madh se qyteti i New York-ut, shkëputet nga Antarktiku

27/02/2021

Ajsbergu më i madh se qyteti i New York-ut, shkëputet nga Antarktiku

Një ajsberg gjigant është shkëputur nga Antarktiku pranë një stacioni kërkimor britanik, tha të premten Studimi Britanik i Antarktikut (BAS). Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajsbergu me përmasa prej 1,270 kilometrave katrorë u shkëput nga zona Brunt Ice Shelf. “Ekipet tona në BAS janë përgatitur për ndarjen e një ajsbergu nga Brunt Ice Shelf për vite me radhë”, tha drejtoresha e Studimit Britanik të Antarktikut, profesoresha Jane Francis. Rrethanat që çuan në shkëputjen e madhe filluan të përshpejtohen në nëntor të vitit të kaluar, tha BAS në një deklaratë.