RTSH 24 Live

Europë

Agjencia gjermane e lajmeve: Aleanca qeverisëse në Gjermani mund të emërtohet ‘koalicioni shqiptar’

25/02/2025

Agjencia gjermane e lajmeve: Aleanca qeverisëse në Gjermani mund të emërtohet ‘koalicioni shqiptar’

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si “koalicioni i madh” ose GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit.

Kjo për shkak se të dy grupet nuk janë më më të mëdhenjtë në Bundestag – sepse Alternativa për Gjermaninë (AfD) është tani grupi i dytë më i madh përpara SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.

Dhe siç shkruhet nga “The Guardian ” tani dilema është për emrin e ri të koalicionit që do të udhëheqë Gjermaninë.

Në bazë të ngjyrave të dy partive (kuq e zi), media prestigjioze në një shkrim të së martës tha se si ide janë përmendur emrat “koalicioni shqiptar” madje edhe “koalicioni Angola”, (ngjyrat e dy partive janë e zeza dhe e kuqja, ndonëse në të dyja rastet flamujt përmbajnë edhe elementë shtesë).

Por disa kanë propozuar edhe një emër më të çuditshëm: “Koalicioni Coke Zero” – “Shije e vërtetë dhe zero kalori.

Sado argëtues të jetë ky debat, gjetja e një pseudonimi joformal për koalicionin e ri ndoshta do të jetë problemi më i vogël i tyre.

Me grupet parlamentare që takohen për herë të parë pas zgjedhjeve sot, ka nisur numërimi mbrapsht deri në Pashkë, kur kancelari i pritshëm Friedrich Merz ka deklaruar se dëshiron të ketë qeverinë e tij të kompletuar.

/rtsh.al/