RTSH 24 Live

Kuriozitete

Afresket më mahnitëse në botë

13/09/2023

Afresket më mahnitëse në botë

Bota e artit është e bekuar nga shembuj të shumtë të asaj që njihet si afresk. "Afresk" është një teknikë e pikturës murale me të cilën pigmentet e tokës pikturohen drejtpërdrejt në suva të freskët, të lagësht dhe gëlqerore.

Në të vërtetë, fjala afresk rrjedh nga mbiemri italian fresco që do të thotë "i freskët". Origjina e kësaj forme unike arti mund të gjurmohet në antikitet. Afresket më të famshme, në fakt u krijuan gjatë epokës së Rilindjes nga mjeshtra si Raphaelo, Michelangelo dhe Leonardo da Vinci.

Afresku më i hershëm i historisë - Afresku më i hershëm i njohur u gjet në varrin 100 në Hierakonpolis në Egjipt dhe daton rreth rreth 3500-3200 pes.

Afresku "Invetimi i Zimri-Limit" - "Investitura e Zimri-Limit" është një afresk i madh i zbuluar në Pallatin Mbretëror të qytet-shtetit antik të Mari në Sirinë lindore. Murali, me gjasë i krijuar shek. 1775 pes, është ekspozuar në Luvrin në Paris.

Afresket e Pompeit - Disa nga afresket më të gjalla dhe më të ruajtura nga lashtësia janë ato të zbuluara në Pompei, i cili u themelua në shekullin 7-6 pes. Afresku më i famshëm përshkruan një portret të Terentius Neos dhe gruas së tij, i krijuar ndoshta në vitet 20-30 të es.

Afresk i Muzeut të Izraelit - Muzeu i Izraelit është kujdestari i një pjese të jashtëzakonshme të historisë, një afresk i fragmentuar i murit i marrë nga një abaci e shekullit të 12-të, i pikturuar gjatë kohës së kryqëzatave. Është piktura më e madhe që ka dalë ndonjëherë nga një gërmim arkeologjik në Izrael dhe përshkruan një skenë me Jezusin të ulur në qendër, Marinë në të djathtën e tij dhe Gjon Pagëzorin në të majtë.

Afresk "Darka e Fundit" - "Darka e Fundit" është një nga pikturat më të njohura të botës perëndimore dhe renditet ndër arritjet më të famshme të Leonardo da Vinçit. Përfunduar në 1498, gjendet në manastirin Santa Maria delle Grazie në Milano, Itali.

Afresket e Kapelës Sistine - Ndoshta afresket më të famshme në botë janë ato që dekorojnë brendësinë e Kapelës Sistine në Pallatin Apostolik në qytetin e Vatikanit . Të porositura nga Papa Julius, afresket u pikturuan nga Michelangelo midis 1508 dhe 1512.

Afresk "Gjykimi i Fundit" - "Gjykimi i Fundit" i Mikelanxhelos po aq mahnitës mbulon të gjithë murin e altarit të Kapelës Sistine. U deshën më shumë se katër vjet për të përfunduar këtë afresk midis 1536 dhe 1541, plot 25 vjet pasi ai përfundoi tavanin e kishës.

/rtsh.al/