RTSH 24 Live

Rajon

Abazoviç dhe Pendarovski paralajmërojnë BE: Të ndryshojë modeli i vendimarrjes! Më pak Europë, më shumë Rusi në Rajon

07/12/2022

Abazoviç dhe Pendarovski paralajmërojnë BE:  Të ndryshojë modeli i vendimarrjes! Më pak Europë, më shumë Rusi në Rajon

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shprehur kritika lidhur me Bashkimin Evropian. Në fjalën e mbajtur në Bruksel për sesionin diskutimit rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor, Abazoviç u shpreh se duhen zgjeruar hapësirat e Ballkanit Perëndimor, pasi siç theksoi ai, do të mbeten në gropë të zezë.

Abazoviç theksoi se vendet e Ballkanit duhet të kenë përparësi dhe të hidhen hapa konkretë për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Më tej, ai theksoi se duhet më shumë solidarizim dhe mbështetje ndaj Ukrainës

Dua të bëj një kritikë. Duhet të jemi më konkret, më solidarë, të solidarizohemi me sanksionet, por për hapjen e derës, më shumë për ne, këtë nuk e kam parë. Mbështetja e sanksioneve është në rregull dhe jam dakord dhe do e mbështesim deri në fund Ukrainën. Kemi më shumë se 10 mijë refugjatë në vendin tonë. Do e bëjmë deri në fund. Por në fund të fundit s’duhet të flasim vetëm për mbështetje, por të zgjerojmë hapësirë për BP se po se shfrytëzuam këtë mundësi do mbetemi gropë e zezë. Pra, bie më shumë dakord me ato vende se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë përparësi dhe të hidhen hapa konkretet për ti sjellë ato në BE”, tha Abazoviç.

Po ashtu dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka paralajmëruar BE se nëse nuk ndryshon modelin e vendimmarrjes, nuk do ketë progres në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Për Pendarovskin, mungesa e Evropës në Rajon do sjellë më shumë modele autoritare qeverisje.

Këto ndryshime janë të nevojshme nga të dyja anët në BE dhe rajon. Nëse BE nuk ndryshon modelin bazë të vendimmarrjes, nuk do shohim shumë progres dhe përmirësim të  marrëdhënieve mes Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor. Do doja të mos isha i saktë. Shkurtimisht, më pak Europë në Rajon, më shumë Rusi në Rajon, me përjashtim të Shqipërisë: Nëse shohim më pak Europë, do shohim më shumë modele autoritare qeverisjeje”, tha ai.

/rtsh.al/