RTSH 24 Live

Kulturë

80 vite nga lindja e aktorit korçar Jani Riza

18/01/2021

80 vite nga lindja e aktorit korçar Jani Riza

Në 17 janar të vitit 1941 ka ardhur në jetë aktori i njohur korçar Jani Riza. Ai lindi në fshatin Bulgarec të Korçës. Pas përfundimit të studimeve, në Akademinë e Arteve në degën Dramë, në vitin 1974, ka filluar punë si aktor pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”, në Korçë, ku dha dhe kontributin më të madh sa i përket roleve në skenë, e ku punoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ja si e kujtojnë sot, në 80 vjetorin e tij të lindjes, miqtë dhe kolegët.

Jani Riza ka qënë një ndër aktorët më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sërë rolesh dramatike në teatrin e Korçës. Ai ka interpretuar dhjetëra role edhe në kinematografi, duke filluar që me pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptarë “Vitet e para”, e në shumë filma të tjerë si “Rrethimi i vogël”, në vititn 1986, “Tri ditë nga një jetë”, “Asgjë nuk harrohet”, “Agimet e stinës së madhe” në vitin 1981, ku me rolin e Bunac Saliut, ka lënë tek spektatorët një mbresë të pashlyeshme. Ai ka luajtur edhe tek filmat “Thesari”, “I treti”, “Streha e re”, “Ata ishin katër”, “Përballimi” në vitin 1976 me rolin e Xhezos, “Yjet e netëve të gjata”, “Mëngjeze lufte”, “I teti ne bronz”, “Vitet e para”, dhe “Gunat mbi tela” në vitin 1977. Për meritat e tij artistike, Jani Riza është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Së fundmi Lidhja e Shkrimtarëve të Korçës ka akorduar një çmim me emrin “Jani Riza”. Ai u nda nga jeta në 24 tetor 1988.