RTSH 24 Live

Aktualitet

8 Dhjetori/ Meta: Koha për angazhim në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

08/12/2022

8 Dhjetori/ Meta: Koha për angazhim në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

'32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës brutale'. Kështu deklaron Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë. Sipas Metës, 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe demokracisë.

“32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/