RTSH 24 Live

Sociale

7 mijë vaksina fruthi të prapambetura në 3 muaj, ISHP: Po ivestigojmë grupet antivaksinë mbi shkaqet

25/04/2024

7 mijë vaksina fruthi të prapambetura në 3 muaj, ISHP: Po ivestigojmë grupet antivaksinë mbi shkaqet

Rënia e fruthit në fillim të këtij viti u kujtoi prindërve hezitues rastet fatale të vitit 2018 ku 4 foshnja nën 1 vjeç nuk i rezistuan dot sëmundjes, duke nxitur kështu drejt konsultoreve për të vaksinuar fëmijët.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit u vaksinuan rreth 7000 fëmijë të prapambetur me dozë të parë dhe të dytë të cilët ishin ose hezitues ose refuzues.

“Për fëmijët kryesisht të moshës mbi 1 vjeç, dhe nuk ishin vaksinuar janë rreth 4429 ndërsa fëmijë të moshës 5- vjeçare, 2524 fëmijë" tha mjekja.

Nga një analizë e kryer nga ISHP përmes intervistimit tek grupet e prindërve hezitues, arsyet janë të ndryshme.

“Për shkak të gjërave që marrin nga media, ose në internet pasi ka shpesh gazetarë apo persona që dalin kundër vaksinimit. Feja është gjithmonë pro vaksinimit, mjekësisë apo shkencës. Janë justifikime për një pjesë të cilët thotë se nuk vaksinohem për efekt të fesë" shton ajo.

13 vaksina në kalendar mbrojnë nga 13 sëmundje vdekjeprurëse ose invaliduese dhe kryhen në doza të ndryshme në kohë të caktuara

Tek komuniteti rom nuk ka refuzim ose hezitim thonë specialistët por mungese informacioni. Ata nuk ndjekin rregullisht kalendarin ndaj shpesh duhet ISHP t’i ndjekë ata.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/