Një shtetas 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së dielës në fshatin Topojë në Fier, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 10:50, kur viktima, që po udhëtonte me një motomjet, u përplas për vdekje nga një drejtues automjeti.
Aksidenti dyshohet se erdhi për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit nga shoferi i makinës tip Mercedes-Benz. Motomjeti përfundoi në kanalin anësor të rrugës pas goditjes së fortë.
Ndërsa shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/