RTSH 24 Live

Teknologji

5 mln euro për përmirësimin e sigurisë për shërbimet elektronike

10/07/2024

5 mln euro për përmirësimin e sigurisë për shërbimet elektronike

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi të martën një procedurë prokurimi që ka në thelb sigurinë për shërbimet elektronike në vend. Fondi limit është 499 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.

Qëllimet e këtij projekti janë përmirësimi i hardware dhe software ekzistues për të rritur performancën dhe efikasitetin e infrastrukturave, duke siguruar që ato të përballojë me sukses sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara.

Infrastruktura e çelësave publikë është e lidhur direkt me vulat elektronike ku sipas të dhënave në portalin e-albania ofrohen 89 dokumente me vulë elektronike, një pjesë prej së cilave ofrohen vetëm elektronikisht, duke eliminuar tërësisht printimin e tyre në letër në sportelet fizike të institucioneve.

Për periudhën Shtator 2017 – Dhjetor 2023, janë gjeneruar mbi 30 milionë dokumente me vulë elektronike. Përdoruesit e shërbimeve elektronike janë institucionet publike, bizneset dhe individët.

/ rtsh.al /