RTSH 24 Live

Botë

369 ditë luftë në Lindjen e Mesme, pasardhësi i Nasrallah eliminohet, Libani e mohon

2 orë para

369 ditë luftë në Lindjen e Mesme, pasardhësi i Nasrallah eliminohet, Libani e mohon

E ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit arriti në ditën e 369-të te saj, trupat ushtarakë të shtetit hebre eleminuan paraardhësin e Nasrallahut.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një mesazhi të dhënë për libanezët, ndërkohë që edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant ishte shprehur më herët se edhe lideri i Hezbollahut, Hashem Safedine, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmin e javës së kaluar në Bejrut. Ndonëse nuk ka një lajm zyrtar, edhe pse Libani e mohon, Netanyahu i ka dhënë një paralajmërim duke i kujtuar se kanë mundësi të shpëtojnë Libanin para se të bie në humnerën e një lufte që sipas tij do ta çojë në shkatërrim dhe vuajtje siç po shihet në Gaza.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një operacion tokësor të shenjëstruar kundër Hezbollahut në pjesën perëndimore të Libanit  jugor, teksa deri tani ishte përqendruar në anën lindore dhe qendrore.

Por, ndërsa kryeministri izraelit dha mesazhin për libanezët, fondamentalistët  shiitë  lëshuan mbi 100 raketa në gjysmë ore në qytetin Haifa të shtetit të Izraelit, ndërkohë që gjatë një sulmi izraelit në Gazën Perëndimore, sipas agjensisë së lajmeve palestineze Wafa, mjekët tërhoqën trupat e 9 personave nga një familje për t’i dërguar më pas në spitalin Baptist të Gazës.

RTSH