RTSH 24 Live

Greqi

2 vite nga tragjedia në Tempe! Mbi 300 protesta sot në Greqi dhe vende të tjera

6 orë para

2 vite nga tragjedia në Tempe! Mbi 300 protesta sot në Greqi dhe vende të tjera

Greqia shënon sot përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore në Tempe, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, 57 persona, shumica studentë humbën jetën brenda pak minutash.

Në vitin e dytë të kësaj ngjarje të rëndë, më shumë se 300 protesta do të mbahen jo vetëm në Greqi, por edhe në Danimarkë, SHBA, Holandë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Spanjë, Republikën Çeke, Meksikë, Islandë, Argjentinë, Hungari, Bullgari, Turqi, Itali, e të tjera.

Sipas një raporti të shoqatës “Tempi 2023”, janë planifikuar 262 tubime proteste në Greqi dhe 119 jashtë vendit.

Tubimet do të nisin në orën 11:00 të mëngjesit në shumë qytete të vendit, ku më kryesorët do të zhvillohen në Athinë dhe Selanik.

Në Athinë tubimi do të bëhet në sheshin Sintagma, ndërsa në Selanik në Statujën e Venizelos.

Forcat e ELAS-it janë në gatishmëri në të gjithë Greqinë, veçanërisht në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera të mëdha, në pritje të mitingjeve.

Më 28 shkurt 2023, Greqia u lëndua thellë nga indiferenca dhe gabimet që lejuan të humbnin 57 jetë brenda pak minutash. Një sërë pyetjesh për natën fatale të 28 shkurtit mbeten pa përgjigje, 730 ditë më vonë. Dy vjet pas aksidentit tragjik në Tempi me 57 të vdekur, Drejtësia ende kërkon përgjegjësinë penale të të gjithë atyre që prej vitesh e kishin lënë në fatin e saj hekurudhën greke - dhe në të vërtetë pa asnjë sistem sigurie në disa vende.

Drejtësia gjithashtu heton shkaqet e tragjedisë së tmerrshme dhe analizon veprimet e "përgjegjësve" për të arritur në një përfundim të sigurt për atë që kryesisht parapriu, çfarë ndodhi saktësisht dhe çfarë pasoi konkretisht aksidentin fatal në mbrëmjen fatale të 28 shkurtit 2023.

Deri më tani, zyrtari gjyqësor ka ngritur akuza për gjithsej 43 persona, shumica e të cilëve tashmë e kanë pranuar fajësinë.

Vetëm nga familjarët e viktimave janë paraqitur 300 kërkesa, nga të cilat hetuesi ka hetuar 250 dhe ka depozituar vetëm 50.

/rtsh.al/