RTSH 24 Live

Aktualitet

1-vjetori i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Nikolla: Shqipëria mbështet të drejtën e ukrainasve për liri

24/02/2023

1-vjetori i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Nikolla: Shqipëria mbështet të drejtën e ukrainasve për liri

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës, ku këtë 24 shkurt shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës nga Rusia.

Nikolla thotë se Shqipëria ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës jo vetëm me rezolutat e miratuara duke dënuar luftën ruse, por edhe si  bashkëpenëmbajtëse me SHBA në Këshillimin e Sigurimit ku ka bërë thirrje për paqe në Ukrainë.

Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale.

Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me SHBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran. Slava Ukraini!”, shkruan Nikolla.

Sot (24 shkurt) shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës ruse mbi Ukrainë, ku si sot një vit më parë ukrainasit u zgjuan nga raketat dhe shpërthimet ruse.

/rtsh.al/