RTSH 24 Live

Teknologji

"Zhiji Motor” prezanton makinat ekologjike inteligjente

17/01/2021

"Zhiji Motor” prezanton makinat ekologjike inteligjente

Kompania automobilistike kineze “Zhiji Motor”, prodhuese e makinave elektrike inteligjente me gamë të gjerë, prezantoi në Shangai dy modele veturash ekointeligjente, shkruan “Xinhua”.

Makina e parë, një sedan elektrik, mund të porositet duke nisur nga prilli dhe mund të dorëzohet te klientët në vitin 2022. Ndërsa tjetra, një “SUV” elektrik, pritet të hyjë në treg vitin e ardhshëm.
Kompania njoftoi se në fund të 2021-shit do t’u ofrojë klientëve një shërbim drejtimi autonom në disa qendra tregtare të përzgjedhura, në disa qytete të rëndësishme si Shangai.
Në këto qendra tregtare, një pronar makine Zhiji do të jetë në gjendje që makinën ta lëvizë vetë në një parking ose ta zhvendosë atë në një vend të zgjedhur përmes një aplikacioni në telefon.
Shërbimi, sipas “Zhiji”, pritet të jetë në dispozicion në qendra të ndryshme tregtare në qytete të tjera kineze në vitin 2022.