RTSH 24 Live

Aktualitet

”Washington Post”: Zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB maja e arritjeve

12/06/2021

”Washington Post”: Zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB maja e arritjeve

"Shqipëria ngjitet në çatinë e botës". "Deutsche Welle" e ka gjetur kështu zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë të OKB-së.
Media, organizma ndërkombëtare dhe diplomaci të rëndësishme kanë reaguar për misionin historik të Shqipërisë që nis në janarin e vitit të ardhshëm. "Do të jetë hera e parë që Shqipëria shërben në këshill dhe Brazili hera e 11-të, e cila do të lidhë Japoninë si vendi i zgjedhur në këshill për mandatet dy-vjeçare" shkruan gazeta e njohur amerikane  "Washington Post" që citon në lajmin për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj ministren shqiptare Olta Xhaçka dhe ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare. 
Përfaqësi të vendeve në OKB dhe organizam të tjerë ndërkombëtarë kanë uruar po ashtu Shqipërinë për madantin e rëndësishëm. Gjermania në OSBE duke uruar arritjen premton të jetë një partner i fortë për Shqipërinë në këtë mision. 
Ambasadorja amerikane Juri Kim e ka artikuluar arritjen si shkrim të historisë. Deri më sot 63 vende nga 193 anëtare të okb  ose 33% e anëtarësisë nuk kanë shërbyer kurrë në KS. 
Shqipëria vjen në këtë rol e pakontestueshme për qendrimet e saj historike, pavarësisht komplikimeve të Ballkanit në shekuj.