RTSH 24 Live

Politikë

"Vampir politik", Meta i përgjigjet Ramës: Koha e mjekimit po afron, shumë shpejt ndryshime të jashtëzakonshme

03/08/2022

"Vampir politik", Meta i përgjigjet Ramës: Koha e mjekimit po afron, shumë shpejt ndryshime të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama se po përdor tragjedinë për motive lufte politike. Meta ka ironizuar para mediave Ramën duke thënë se koha e tij e mjekimit po afron. Sipas Metës, Shqipëria është në një gjendje emergjence dhe sipas tij shteti ka falimentuar.

“Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndetit, koha e mjekimit po afron. Ajo që mund të them është se Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, në ccdo drejtim, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që u bnën 10 vjet që bën eksperimente kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit dhe pothuajse ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publike, deri tek bujqësia që është në një gjendje zie, sidomos këtu në zonën tuaj që është dhe hambari i vendit tonë.

Një njeri që nuk ndalet se vjedhuri në kohë pandemie, që falsifikon numrin e të vdekurve nga COVID në pandemi, një njeri që përdor dhe tërmetin për të vjedhur bën cdo akuza”, tha Meta.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë ndryshime të jashtëzaqkonshme, ndërsa theksoi se Partia e Lirisë do ndalojë shpopullimin dramatik të popullsisë.

Shumë shpejt do ketë ndryshime të jashtëzakonshme. Bujqësia do jetë shtylla që do rimëkëmbet ekonomia familjare. Të ndalojmë shpopullimin dramatik të popullsisë. Vjeshta do jetë shumë ripërtësitëse për demokracinë dhe llogaridhënien. Është situatë që do sjellë ndryshim të shpejtë”, tha Meta.

/rtsh.al/