RTSH 24 Live

Botë

Trump dëbon gazetarët e Associated Press nga Air Force One

20 orë para

 Trump dëbon gazetarët e Associated Press nga Air Force One

Associated Press vazhdon të refuzojë të përdorë termin Gjiri i Amerikës në vend të Gjirit të Meksikës. Nisur nga kjo Shtëpia e Bardhë po dëbon gazetarët e saj jo vetëm nga Zyra Ovale, por edhe nga Air Force One.

Në një postim në X, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budowich, e justifikoi vendimin duke thënë se agjencia "vazhdon të injorojë ndryshimin e ligjshëm gjeografik të emrit të Gjirit të Amerikës" duke shtuar se ishte "jo vetëm një vendim përçarës", por gjithashtu "zbulon angazhimin e Associated Press ndaj dezinformimit". ANSA

/rtsh.al/