RTSH 24 Live

Aktualitet

"The Guardian": Një eko-turne në mrekullitë e Shqipërisë

25/06/2024

"The Guardian": Një eko-turne në mrekullitë e Shqipërisë

“Me parqe kombëtare të lavdishme dhe një mënyrë tradicionale jetese, vendi ballkanik tregon se si udhëtimi i gjelbër mund të përfitojë si vendasit ashtu edhe vizitorët”, kështu e nis shkrimin e saj Teresa Machan në artikullin e botuar në “The Guardian”.

Jugu i Shqipërisë dhe riviera e bukur shqiptare ka qenë kryefjalë e këtij artikulli.

Vitet e fundit Shqipëria ka filluar të joshë “kërkuesit e diellit” në vendpushimet bregdetare duke përfshirë Sarandën, Himarën dhe Vlorën.

Është një vend me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe rëndësi ekologjike”, nënvizohet në artikull.

Liqeni i Komanit dhe lumit i Shalës, në veri të vendit, sikurse thekson Machan në artikull, janë tejet të favorshme “për zhytje sublime".

Berati dhe Shkodra janë dy qytete të tera të cilave artikulli iu ka kushtuar një rëndësi të veçantë.

Udhëtimi ynë përfshin një ndalesë në kompleksin e kalasë në majë të kodrës së Beratit, i cili i ka rrënjët që në antikitet; është po aq e bukur sa çdo tjetër që kam parë, me shumicën e ndërtesave që datojnë nga shekulli i 13-të. Qendra historike dhe dy kodikë të Beratit të zbuluar në kriptën e Muzeut të njohur Onufri mbrohen nga Unesco. Kisha më e vjetër e qytetit, Trinia e Shenjtë, ka pamje panoramike mbi luginën e lumit Drinos dhe masivin e Shpiragut me brazda.

Ndërsa Liqeni i Shkodrës (gjithashtu Skadari dhe Shkodra), i cili ndahet me Malin e Zi, është një nga rezervatet më të mëdha të shpendëve në Evropë, ne vizitojmë një rezervat më pak të njohur, por po aq të rëndësishëm në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, dy orë me makinë në jug të Tiranës. I pasur në biodiversitet, parku ka identifikuar rreth 25 lloje gjitarësh, 29 lloje zvarranikësh (përfshirë breshkat e detit), 29 amfibësh dhe 230 lloje shpendësh . Qendra e saj e rehabilitimit të shpendëve, e vetmja në Shqipëri, ka trajtuar pelikanë, shqiponja, kukuvajka, zuzar dhe lejlek.

Ekosistemi i lagunës së Karavastasë, brenda parkut, është shtëpia e pelikanit dalmat nën kërcënim - një nga zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë - dhe një strehë për speciet shtegtare. Kalojmë nja dy ditë duke eksploruar grykëderdhjet dhe shtigjet e tij me varkë dhe biçikletë, duke kaluar natën në hotelin e vogël me tre yje Hotel Pelikan, buzë parkut”, thuhet në artikull.

/rtsh.al/