"Të mësojmë për bursën" ishte titulluar aktiviteti organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania.
Në të morën pjesë 40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe nga Universiteti i St. Kliment Ohridski nga Maqedonia e Veriut.
Ky aktivitet i shërben nxitjes së edukimin financiar të studentëve për tregun e kapitalit, një nga tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.
Duke përshëndetur këtë aktivitet, Zj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e AMF-së, vlerësoi angazhimin e të rinjve për të thelluar njohuritë e marra gjatë studimeve universitare për tregjet e kapitalit. Ajo theksoi se tregtimi në bursën virtuale është një fillim i mirë në rrugëtimin e karrierës profesionale dhe investim për të ardhmen e të rinjve.
Takimi u përshëndet edhe nga z. Paul Kriews, Menaxher i Projektit nga German Sparkassenstiftung Gjermani, i cili uroi studentët shqiptarë që morën pjesë në këtë konkurs, krahas 100,000 pjesëmarrësvetë tjerë në të gjithë Evropën.
Përgjatë katër muajve të konkursit, skuadrat u pajisën me fonde virtuale dhe i investuan ato në tituj me çmimet reale të tregtimit në tregjet financiare ndërkombëtare.
Vlerësimi në konkurs u bazua në dy kritere: vlera dhe qëndrueshmëria në portofolin investues, duke promovuar me çmime gjashtë skuadra studentore.
/ rtsh /