Në Portin e Durrësit është ankoruar superjahti “Nebula”.
Ai ka vite që ka nisur lundrimin, dhe është jahti i dytë më i madh i ndërtuar nga firma Astilleros Armon.
Në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.
Superjahti ka një gjatësi prej 68 metrash. Përmban dizajn të jashtëm dhe të brendshëm nga të famshmit e Schwalgien Yacht Design.
Sipas APD-së, në terminalin e mallrave gjenerale janë ankoruar 44 jahte turistike në periudhën janar-qershor të këtij viti.
/ rtsh.al /