RTSH 24 Live

Politikë

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, koalicion për zgjedhjet e 11 majit

9 orë para

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, koalicion për zgjedhjet e 11 majit

“Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” firmosin koalicion për zgjedhjet e 11 majit.

Liderët e dy partive politike, Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj, në një deklaratë për mediet bëmë me dije bashkimin e fuqive politike në zgjedhjet e ardhshme nën siglën “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ky koalicion, sipas Shabanit, do të afrojë të rinjtë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të fuqizuar shtresën e mesme.

Ajo që është më e rëndësishme, se fakti kush po bëhet bashkë dhe pse po bëhen bashkë?

Po bëhen bashkë të rinjtë për të dhënë shpresë Shqipërisë dhe fund tranzicionit, për të fuqizuar shtresën e mesme në Shqipëri dhe për ti dhënë shpresë të rinjve. Shqipëria bëhet dhe ne do ta bëjmë. Kur të vijë afati do prezantojmë dhe kandidat të e përbashkët që do jenë dhe në një listë të përbashkët”, deklaroi Shabani.

Nga ana e tij, Adriatik Lapaj sqaroi se koalicioni do të drejtohet nga një koordinues i përbashkët dhe do të funksionojë me vendime që do të merren në mënyrë kolegjiale nga anëtarët.

Po ashtu, Lapaj u shpreh se janë në negociata me subjekte të tjera, të cilat shpreson që do t’iu bashkohen në 48 orët e mbetura.

Koncepti që duam të sjellim, është koncepti i një atdheu i punëtorëve shqiptarë dhe uroj që në këto 48 orë që kanë mbetur të shtohen dhe subjektet e tjera që ne po negociojmë.

Theksoj që z. Shabani tha se do jetë drejtuesi i koalicionit, por kjo është formale pasi koalicioni do drejtohet nga një koordinues i përbashkët.

Në aspektin thelbësor, koalicioni do funksionojë me vendime që do merren në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e vetë. Kur të vijë afati do prezantojmë dhe kandidat të e përbashkët që do jenë dhe në një listë të përbashkët”, deklaroi Lapaj.

/rtsh.al/