Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar ambicien për Shqipërinë 2030 anëtare të BE, ku sipas tij kërkon edhe një Parti Socialiste të aftë për sfidat e reja dhe me një udhëheqje të fortë të dekadës tjetër ku vendi do përballet me sfidat e tjera si pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ne kemi fituar si asnjë parti tjetër se nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS siç është por kemi lufta ta bëjmë gati gjithmonë partinë për fitoren e radhës. Ne kemi sot nevojën e madhe për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do bëjmë gati për fitoren e mandatit të 4. Sot ka ardhur dhe koha që një brez më i ri se ky që ka përfaqësuar PS e 10 viteve të fundit të kenë më shumë vend në përfaqësimin e PS se në 4 vitet e ardhshme. Shqipëria 2030 duhet të jenë edhe vitet e ndryshimit të mençur të brezave për të garantuar udhëheqjen e PS të dekadës tjetër ku Shqipëria do përballet me të tjera sfida si shtete anëtar i BE”, tha Rama gjatë punimeve të Asamblesë së PS.
/rtsh.al/