Emocione të forta dhe magji përçoi të spektatori nëpërmjet zërit dhe interpretimit të padiskutueshëm Sopranoja jonë, Ermonela Jaho në koncertin e mbajtur në Teatrrin e Operas dhe Baletit.
Qindra artëdashës mbushën sallën e Operas, teksa shumë të tjerë e ndoqën koncertin nëpërmjet monitorit gjigand që u vendos jashtë Teatrit nga Bashkia e Tiranës për të gjithë qytetarët të cilët priten me padurim rikthimin e dallëndyshes ashtu sikurse ishte vendosur edhe titulli i koncertit.
Artdashësit shijuan magjinë dhe madhështinë e një artisteje ndërkombëtare e cila i dhuroi skenës dhe publikut një mbrëmje të paharruar.
Programi përmbante arie nga më të njohurat e repertorit operistik botëror të cilat u luajtën mjeshtërisht nga virtuozët e orkestrës të TKOB-së, drejtuar nga maestro Jacopo Sipari, teksa sopranos në skenë iu bashkua edhe tenori i mirënjohur Charles Castronovo, partneri i saj skenik.
/rtsh.al/