RTSH 24 Live

Ekonomi

“Qilim Fest” në Gjirokastër, promovim i vazhdimësisë së traditës dhe shpirtit të artizanëve e zejtarëve

25/05/2024

“Qilim Fest” në Gjirokastër, promovim i vazhdimësisë së traditës dhe shpirtit të artizanëve e zejtarëve

“Qilim Fest” ishte aktiviteti kulturor i radhës i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga bashkia e qytetit.

Mjeshtrat e tezgjahut dhuruan një emocion të veçantë duke zbuluar gjithë trashëgiminë e zonës para mijëra vizitorëve në “Qilim Fest”. 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e konsideroi një prej atyre ngjarjeve që promovojnë vazhdimësinë e traditës dhe shpirtin e artizanëve e zejtarëve. Ata i kanë dhënë Gjirokastrës identitetin unik që mbrohet fort nga UNESCO.

Turistët nga e gjithë bota në Qafën e Pazarit në Gjirkoastër janë shembulli më domethënës se si trashëgimia kulturore shndërrohet në një motor për zhvillimin e ekonomisë. "E shkuara jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të ndërtuar këtu një të ardhme të sigurt përmes turizmit" shkruan Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. 

/ rtsh.al /