RTSH 24 Live

Teknologji

"Pim Eyes", faqja e internetit ku gjeni çdo foto tuajën përmes inteligjencës artificiale

29/02/2024

"Pim Eyes", faqja e internetit ku gjeni çdo foto tuajën përmes inteligjencës artificiale

Jeta digjitale na ka bërë më të cenueshëm dhe në njëfarë mënyre firmën për këto rreziqe e kemi dhënë vetë.

Në "Jetë shqiptare" u shtrua problemi i fotove dhe të dhënave personale që gjenden lehtësisht në internet. Një faqe e krijuar së fundmi, "Pim Eyes", brenda pak sekonda mund të nxjerrë çdo foto të gjithsecilit në rrjet.

Faqja funksionon duke e furnizuar fillimisht me një foto personale, ndërsa me anë të inteligjencës artificiale identifikohet çdo foto tjetër që ekziston në botën virtuale.

Sipas moderatores Trevisa Tufa, një akses i tillë i lehtë në të dhënat private të personave është i dëmshëm.

"Kur kam qenë ndoshta pak më e vogël kishte shumë njerëz që nuk kishin jetë tyren dhe gjithmonë hapnin profile false. Ata shkruanin në emrin tim, për njerëz që unë i njihja dhe s'ishin fare gjëra normale. Këto pa diskutim më kanë lënduar, sepse të kesh dikë që mund ta kesh kushëri dhe pastaj të shkruajnë në mënyrë të frikshme, 'po goca e xhaxhait tim ç'bën kështu?'," tha znjsh. Tufa.

/rtsh.al/