RTSH 24 Live

Letërsi

“Pesha e padurueshme e pafajësisë” - Shkrimtari Primo Shllaku promovoi në Elbasan romanin e tij

01/03/2024

“Pesha e padurueshme e pafajësisë” - Shkrimtari Primo Shllaku promovoi në Elbasan romanin e tij

Në sallën e bibliotekës "Qemal Baholli", autori i mirënjohur, Primo Shllaku, promovoi librin e tij më të fundit “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.

Ky libër është vlerësuar vjet me çmimin “At Gjergj Fishta” si romani më i mirë në konkursin letrar 2023.

Ky libër është shkruar konkretisht për Shkodrën dhe për personazhe të qytetit e të rrethinave: gjuha e autorit, përshkrimet, dialogjet mes shkodranëve janë në gegnishten letrare dhe të standardizuar në një masë të kënaqshme, gjë që e bën këtë roman unik në llojin e tij dhe e vë në të njëjtën lartësi me autorët shqiptarë avanguardë të letërsisë bashkëkohore.

Studiueset Migena Kapllani dhe Marsela Neni, me analizën e tyre zbërthyen simbolikën e personazhit kryesor, moralit, frikës, talentit të tij, dinamikave të ngjarjeve, zgjidhjes së konflikteve dhe pikave kyçe në roman.