RTSH 24 Live

Kulturë

“Pengje të Gurëve”, libri më i ri i shkrimtarit Odise Kote

25/02/2021

“Pengje të Gurëve”, libri më i ri i shkrimtarit Odise Kote

Shkrimtari dhe poeti Odise Kote,një nga zërat më të veçantë e të rëndësishëm të letërsisë së sotme shqipe,sapo ka botuar vëllimin e ri me poezi “Pengje të Gurëve”.Në parathënien studimore të këtij vëllimi,poeti Bardhyl Londo shkruan:

"Pas Ismail Kadaresë,ai sjell një Gjirokastër tjetër,të vetën,origjinale.E megjithatë ajo është Gjirokastër po aq e bukur,e veçantë sa ajo e paraardhësve të vet.Duke njohur e respektuar gjithçka është krijuar para tij,në të njëjtën kohë ai bëhet "atvrasës".

Ai është një poet krejt i veçantë,origjinal,unik".Shkrimatri dhe poeti Odise Kote u ndal sot në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës për t’i dhuruar qytetit të tij, kopjet e botimit të ri. 

Libri i sapodalë në treg është botim i UET Press dhe pjesë e kolanës së zgjedhur me shkrimtarët dhe poetët më në zë të letërsisë shqipe sot.Odise Kote ka një krijimtari të pasur letrare,është autor i katër vëllimeve me poezi dhe tetë veprave në prozë,tregime,novela,romane dhe një monodramë "Performanca", fituese e çmimit ballkanik të monodramave.Autori është nominuar disa herë me romanet e tij për çmimet kombëtare të letërsisë.