RTSH 24 Live

Politikë

PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

25/09/2021

 PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

Opozita ka vendosur që të mos njohë vendimin e  Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online të komisioneve parlametare. Vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opoziten dhe të mohojë transparencën për qytetarët. 
Deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve.  Ky konkluzion është arritur në mbledhjen e ditës së sotme të grupin  parlamentar ku u diskutua  lidhur me vendimin që do të marrë PD sa i takon pjesëmarrjes në Komisionet Parlamentare. 
Sipas burimeve te RTSH brenda mbledhjes mësohet se kryetari i partisë demorkatike Lulzim Basha ka dhënë edhe porosi për deputetët duke i shtyrë që ata të bëhen zëri i problemeve të qytetarëve te zbresin në zonat e tyre dhe të bëjnë publike  shqetësimet e tyre. 
Një nga porositë e kryetarit demokrati ishte edhe marrja e informacionit  pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit si dhe ftoi deputetet te bëjnë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar  aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. 
Një tjetër çështje që u  diskutua  në mbledhjen është edhe Reforma Territoriale. Ku Basha ka kërkuar që të nisin konsultimet me qytetarët .
Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor. 
Kujtojmë  për këtë reforme u deklarua që gjatë një prononcimi për gazetarët, ambasadorja amerikane Yuri Kim ku vuri në dukje se PD ka shumë punë për të bërë në Parlament, duke përmendur edhe Reformën Territoriale.