RTSH 24 Live

Politikë

“Nuk mund të patronazhohet vota e diasporës”, Soko: Ja pse refuzuam koalicionin me Berishën

4 orë para

“Nuk mund të patronazhohet vota e diasporës”, Soko: Ja pse refuzuam koalicionin me Berishën

Drejtuesi politik koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Pano Soko i ftuar në emisionin “Zëri i Diasporës” të drejtuar nga gazetarja Edlira Prendi në RTSH 1, deklaroi se forca që ai përfaqëson do të afrojë më shumë të rinjtë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të larguar klasën e politikës së vjetër .

Nisma Shqipëria Bëhet” është koalicioni më i ri prezantuar publikisht nga dy forcat politike, “Nisma” dhe “Shqipëria Bëhet” dhe me partitë të tjera do të hyjmë së bashku për zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët”.

Pano Soko zbulon për RTSH se kanë refuzuar të bëhen pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike.

Ne jemi kundër Berishës, Ramës, Metës. Këta janë arsyeja pse ne ekzistojmë. Nuk mund të bëhem me atë që jam kundër. Ne kemi si qëllim të përmbysim këtë klasë politike dhe bërja me një prej këtyre krahëve do na zhbënte të gjithë neve.”

Sipas tij, nuk do kishte më kuptim që ne të ekzistonim nëse do të bëheshim me koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha.

Ne jemi një zë opozitar por opozicioni jonë nuk i drejtohet vetëm Edi Ramës- tha Soko.

Rama bëhet target i goditjeve për shkakun se është në qeveri, por ne i drejtohemi gjithë autokracisë 34 vjeçare që ka drejtuar këtë vend. Jemi kundër batërdisë 34 vjeçare, kundër vjedhjes që ka ndodhur në këto vite.

Në Shqipëri sipas tij, duhet krijuar një politikë e pastër ndaj “ne shpresojmë pse e kemi nisur sot këtë koalicion”.

“Nuk e di pse z. Berisha e ka bërë ftesën, por ne e refuzuam të bindur se ai është përballë nesh dhe nuk mund të jetë krah nesh”-vijon Soko.

Duke u ndalur në sfidat me të cilat përballet koalicioni i ri parazgjedhor, Soko tha se është jashtëzakonisht e vështirë .

Nuk diskutohet që është jashtëzakonisht e vështirë. Nga eksperienca ime që kam që prej 2013 mund të them që kundërshtarët bëjnë çdo gjë për të na hequr mundësinë neve dhe që mos ti futemi atyre në pjesë. Ata duan që këtë që kanë krijuar, këtë lojën pushtet-opozitë ta mbajnë të mbyllur dhe mos të futet askush tjetër. Të gjithë ata që mendojnë që duhet të japin një kontribut për këtë vend, ata nuk e lënë”.

Duke u ndalur në votën e diasporës e cila për herë të parë voton në zgjedhjet e 11 majit, Soko thekso se “Kontributi ynë për votën e diasporës është që në 2020 ku Nisma Thurje me Endri Shabanin apo “Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapaj që në 2023 u dërgua në Parlament dhe më pas mori jetë nga vota e deputetëve. E kemi parë votën e Diasporës si një votë njerëzish të ndjerë, si një votë që ka dal nga prangat e këtyre që vendosin në vendin tonë.

Interesi i madh nga Diaspora për tu rregjistruar në platformëne KQZ-së “PER” është shumë i madh dhe me llogaritjet mund të shkoj dhe 250 mijë vota të ardhura nga jashtë.

Nuk ka patronazhim që mund të ndikojë votën e tyre. Ne jemi në kontakt me diasporën, jemi gjithëmonë në kontakte online. Ku kemi mundësi shkojmë dhe fizikisht. Më tepër në kontakt me Diasporën ka qënë z. Lapaj me “Shqipëria Bëhet”. 

/rtsh.al/