RTSH 24 Live

Film

"Nuk ka vese Luizi, s'mërzitem se jemi në hije!" Zamira Kita kapet mat, drejt izolimit?

29/10/2023

"Nuk ka vese Luizi, s'mërzitem se jemi në hije!" Zamira Kita kapet mat, drejt izolimit?

Zamira Kita iu bashkua programit "E diela jonë" me Ermal Peçin në ekranin e RTSH 1.

Aktorja vazhdon turneun e filmit "Në kuadër të dashurisë", teksa shprehet e lumtur për momentin kinematografik ku jemi.

"Jemi në një moment të mirë të kinemasë shqiptare. Po rikthehet dhe po bëhen filma shumë të mirë. Kam pasur role e ftesa nga të gjithë. Publiku duhet të ketë sa më shumë prodhime."

Ermali e pyeti për diskutimet rreth personazheve të luajtura nga Luiz Ejlli, Olta Gixhari apo edhe personazhe pa eksperienca në kinema.

"Luizi nuk është djalë i keq. Nuk ka vese siç flitet. Edhe Oltën e duan. Ne jemi në hijen e tyre nga popullariteti që kanë, por kjo nuk më bën të ndihem keq."

Gjatë intervistës, Ermali i tha Zamirës se flitet pjesëmarrja e saj në Big Brother, lajm ky që e kapi në befasi.

"Po tani pse e thua publikisht këtë gjë. Ermal, Big Brother është një copë jete. Të gjithë ne kemi bërë Big Brother... në zbor."

Aktorja Kita foli me shumë emocione edhe për shfaqjet e fundit teatrale, sidomos takimin me publikun shqiptar në teatrin grek.

/rtsh.al/