RTSH 24 Live

Politikë

"Mosbindje civile" - Opozita bllokon disa akse rrugore, kërkohet qeveria teknike

29/10/2024

"Mosbindje civile" - Opozita bllokon disa akse rrugore, kërkohet qeveria teknike
Foto nga protesta

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë protestuan të martën në disa nga akset kryesore rrugore të vendit, duke kërkuar një qeveri teknike dhe lirimin e atyre që opozita i quan "të burgosur politikë", kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.

Qindra qytetarë dhe simpatizantë bllokuan një nga rrugët hyrëse të kryeqytetit, nga segmenti “Casa Italia" te ish-sheshi Shqiponja; Rrethrrotullimi i Milotit; Rrethrrotullimi i Shkozetit; Rrethrrotullimi i Bradasheshit; Rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe Rrethrrotullimi i Levanit.

Deputetë të PD-së drejtuan protestuesit në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës.

Opozita kishte kërkuar leje për 3 orë protestë. 

(Mbikalimi i Shkozetit, Durrës)

Baçi për RTSH: Mosbinje civile deri në informacionin e teknikës!

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, në një prononcim për RTSH deklaroi se mosbindja civile të bëjë të gjithë deri në përfundimin e saj.  Nga rrethrrotullimi i Levanit, Baçi u shpreh se nuk do të ketë rehat për kryeministrin Edi Rama si në Kuvend, si në rrugë, si në shesh dhe asnjë vend.

“Qytetarët marrin fatet e tire në duart e veta. Protesta është e gjithë, jemi në mosbindje civile dhe mosbindja duhet të udhëhiqet nga një teknikë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme. Nuk do ke rehat Rama si në Kuvend, si në rrugë, si në shesh dhe asnjë vend. Protesta e sotme, një bllokim i korrupsionit në 6 akse të Republikës dhe një nga Akset është Levan. Jemi përsëri në protesta. Nuk ka kërkesa po ka të drejta dhe liri të mohuara nga kjo mazhoranca dhe këto të drejta duhet të jenë në vend. Nuk janë tona tona por të drejta të gjithë. Qeveri teknike, liri për Sali Berishën dhe absolutisht dhe fitore e PD. Mazhoranca është duke insistuar fort tek vjedhjet, korrupsioni dhe aspak tek integrimi në BE dhe ky flasin vetë faktet. Është mosbinje civile dhe këtu ka qytetarë të ndershëm dhe qytetar opozitar që nuk janë anëtarë të forumeve të partisë” deklaroi Baçi.

Noka: Ne do të bëjmë gjithçka në këtë luftën tonë

Deputeti Flamur Noka ka “parkuar” makinat e tij në mes të rrugëve, pranë zonës së ish- sheshit 'Shqiponja'. Në një prononcim për median, Noka se kjo protestë do të thotë deri në fondin e kauzës. Ai deklaroi se është një kauzë për votën e lirë për Shqipërinë demokratike dhe jo për një Shqipëri despotike.

“Ne jemi në mos bindje civile. Sot është akti i dytë i mosbindjes civile. Do të gjithë më me akte të tjera mosbinndjes civile derisa kauza jonë të triumfojë. Kauza e opozitës është kauza më e drejtë që i thotë lirisë liri, që thotë demokracia e demokracisë dhe që thotë kombit komb. Është një kauzë për votën e lirë për Shqipërinë demokratike dhe jo për një Shqipëri despotike. Kjo është thelbi i një pluralizmi dhe kjo protestë do të vendosë se si duhet të jetë një qeveri dhe se si duhet të funksionojë një shtet dhe balanca e pushtetit duhet të respektuar. Ne do të bëjmë gjithçka në këtë luftën tonë. Nuk do të heqim dorë derisa të rrëzojmë këtë narko-regjim”.

Deputeti Sula: Qeveria ka lënë në mjerim, çmimet në nivele alarmante

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur për median nga rrethrrotullimi i Rrogozhinës, një nga aktet e vendit të bllokuar nga protesta e të gjithë njerëzve ditën e sotme. Sula deklaroi se kjo protestë do të pasohet nga të tjerat në vijim.

'Nuk është një dëshirë e tërë , por duhet të protestojë me gjithë formatin e saj. Është një fillim, në javët në vijim dhe reagimi do jetë edhe më i fortë. Korrupsioni është kthyer në sistem, krimi është në vendimmarrje politike, qendrore dhe vendore në bashkitë. Qytetarët e shikojnë që largohen nga të drejtat e tyre, mjafton të një krahasim të përdorimit me republikën e Kosovës, 20% deklaroi deklarata e pensioneve deklaroi qeveria, 4% në Shqipëri. Të bësh llogari të çmimeve, dhe në inflacionin e dinë sa të larta janë. Nëse preket vota, cenohet vota në demokraci gjëja e parë është vota. Protesta do të diskutojë sipas njoftimit, për 3 orë deri në orën 8. Ambulanca apo zjarrfikësit do kalojnë si qëohet. Deri tani nuk kemi marre nga politika, u shpreh deputeti Sula.

Boçi: Prostat do të vijojnë deri në njoftimin e një qeverie teknike

Mosbindje civile e ka konsideruar protestën e opozitës, Deputeti Luçiano Boçi nga Miloti, një nga aktet e vendit të bllokuar. Një prononcim për mediat, Boçi theksoi se protesta do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike, sipas tij elementi që realizon zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Performanca e protestës është mosbindje civile. Faktikisht qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile, për të pasur teknike teknike, për t'i dhënë liri liderit të opozitës. Për t'i dhënë fund sulmit ndaj opozitës me arrestime, burgime dhe me hetime që nuk qëndrojnë. Kjo lloj mënyre apo kjo lloj proteste do të ndiqet edhe nga akte të tjera. Do të kemi të tjera që mund të zgjasim më shumë se 3 orë apo me ditë të tëra me qëllim që t'i japim vendit një sekret teknik si elementi që realizon atë që shqiptarët kanë shumë vite, pra zgjedhje të lira. të ndershme në Shqipëri ”, tha Boçi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve”, Ivi Kaso: Shpresoj të mos shënohen përplasje

Në një prononcim për median nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, Ivi Kaso tha se ka nisur etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore të vendit.

Ai theksoi edhe një herë kërkesën e PD-së për ‘qeveri teknike’ ndërkohë që i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për të zgjedhur rrugë alternative për destinacionet  e tyre, të cilët, sikurse tha ai, me ose pa angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë bëhen pjesë e kësaj proteste.

 Por sipas Kasos, ne kemi bërë publike dhe axhendën tonë e kësaj proteste.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që kanë mbushur rrethrrotullimin e Bradasheshit, për të përfunduar këtë bllokadë qytetare. Shpresoj që deri në përfundim të procesit që kemi nisur, kjo formë proteste ka për të qenë jo më përpara se ora 20:00 të mos shënohen akte të tjera. Policia e shtetit ka marrë masa për devijim. Jemi të vendosur që ta çojmë këtë përpjekje të përbashkët deri në…policia nuk kemi dyshime se ka për të proceduar penalisht jo vetëm organizatorët, dhe qytetarët. Do të donim që policia të tregonte zellin sa herë kryeministri apo kryebashkiaku i Tiranës për çfarë do lloj ahengu apo cingie që thërrasin vendosin pa asnjë paralajmërim të bllokojnë qarkullimin normal. Policisë i kërkojmë që të bëjë më të mirën që shqetësimi i qytetarëve që s’na bashkohen të jetë sa më i vogël. Kemi marrë përsipër këtë organizim brenda rregullave. Nëse provokon, do të marrë përgjigjen e merituar policia. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun. Policia do të procedojë penalisht organizatorë dhe qytetarë, nuk kemi dyshim. E ka bërë këtë në çdo protestë. Do të donim që Policia e Shtetit të tregonte të njëjtin zell sa herë që kryeministri për çdo aheng vendos të bllokojë qarkullimin normal”.

Edi Paloka:  Kjo qeveri nuk duhet të jetë më. Jemi këtu për t’i hequr qafe

Nga Shkozeti ku kryeson mosbindjen civile të PD-së, deputeti Edi Paloka theksoi se qëllimi i vetëm i kësaj protestë është vetëm mosbindja civile.

Qëllimi i sotëm është vetëm bllokimi i akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë. Nuk synojmë sjellje agresive. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër përveç asaj që kemi shpallur”, tha Paloka.

Sa i përket thirrjes së policisë, Paloka tha se “Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt. Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje tek policia. Nuk merret leje as ligjërisht, kemi njoftuar publikisht për protestën. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj policie jemi këtu për ti hequr qafe këta”.

Sakaq, Paloka kërkoi edhe reagim nga qytetarët për t’i thënë ndal kësaj keqqeverisje siç ai  e konsideron.

"Kjo qeveri prej kohësh nuk duhet të ishte më. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve. Nuk është betejë e opozitës. Nëse shqiptarët nuk i thonë të keqes Ndal, e kemi tek dera e shtëpisë. Mendoj se në protestë ka dhe qytetarë që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, madje edhe socialistët duhet të jenë këtu sepse thashë që  e keqja është në derë të gjithëve.  Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi", tha Paloka.

Balliu: Aksioni opozitar i mosbindjes civile do të përshkallëzohet

Koordinatori për Tiranën,  Klevis Balliu paralajmëroi përshkallëzim të protestave të opozitës. Në një prononcim për RTSH-në, Balliu theksoi domosdoshmërinë e qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Qëllimi ishte nxjerrja nga koma e Shqipërisë për të rikthyer vëmendjen tek drama që po jetojmë sot. Jemi një shtet ku nuk kë më rëndësi ekonomia  e vendit, por ajo e pushtetarëve. Jemi një vend ku drejtësia është kthyer në një kallashnikov të pushtetit kundër opozitës, kjo e fundit denoncon dhe pastaj arrestohet. Sot qëllimi i protestës ishte bllokimi i cili vjen si  një kundërpërgjigje të akteve të dhunës dhe vjedhjeve të qeverisë. Në bashkëpunim me qytetarët, do të përshkallëzojmë aksionin opozitar i mosbindjes civile.  Qeveria teknike është një domosdoshmëri”, tha Balliu. 

/rtsh.al/