RTSH 24 Live

Europë

“Mos u dorëzo ukrainasve”-Moska urdhëron ushtarët rusë që në situata kritike të kryejnë vetëvrasje

12 orë para

“Mos u dorëzo ukrainasve”-Moska urdhëron ushtarët rusë që në situata kritike të kryejnë vetëvrasje

Ushtarët ruse të dislokuar në zonën e luftimit po marrin udhëzime nga komandantët e tyre për të kryer vetëvrasje, duke i dekurajuar kështu që të dorëzohen.

Kjo u zbulua nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (Gur), raporton Ukrinform.

I njwjti burim konfirmon se ata urdhërohen të kryejnë vetëvrasje në situata kritike për të mos u dorëzuar dhe të marrin udhëzime nga komandantët e tyre se si ta bëjnë këtë.

 “Titulli i manualit na fton “të ruajmë dinjitetin deri në fund” dhe përshkruan algoritmin e vetëvrasjes duke përdorur armë zjarri apo granata”, thuhet në raport.

"Ushtari i Rusisë së Madhe", nëse përballet me një situatë kritike, ka urdhër të qëllojë veten në tempull, nën mjekër ose në ballë.

Udhëzimet theksojnë se "është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të tërheqin këmbëzën me besim".

Dhe nëse nuk ka armë ose municione në dispozicion, ushtarët këshillohen të përdorin një granatë.

"Politika e komandantëve rusë kasapi dëshmon për degradimin gjithnjë e më të thellë të ushtrisë pushtuese ruse", komenton inteligjenca, duke kujtuar projektin ukrainas "Unë dua të jetoj" për dorëzimin vullnetar të ushtarëve rusë, i cili u garanton atyre trajtim në përputhje me Konventat e Gjenevës.

 

/rtsh.al/