RTSH 24 Live

Televizion

"Ma la seen"/ Fifi nuk u përgjigjet mesazheve? Tani flet këngëtarja! 

22/07/2023

"Ma la seen"/ Fifi nuk u përgjigjet mesazheve? Tani flet këngëtarja! 

Është ende i fresket debati online pas deklaratës së Erik Lloshit në programin e Ermal Peçit në 'Më prit në fundjavë'. Këngëtari u shpreh i zhgënjyer nga Fifi dhe Ylli për faktin që nuk e kishin mbështetur (përmes një postimi në Instagram) me projektin e fundit muzikor.

"Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ [kur e lexon mesazhin, por nuk kthen përgjigje] dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë,” tha Lloshi.

Tani duket se rradha për të folur është e Fifit. Në daljen e saj të parë pas lindjes së djalit, po në studion e Ermal Peçit u fol pikërisht për faktin e të lënit 'seen' të mesazheve. Mes Ermalit dhe Fifit u bë ky bashkëbisedim nga ku kuptojmë dhe reagimin e saj:

Ermali: Fifi, perse i lë mesazhet 'seen' ti?

Fifi: O lali, jap gji, në kohë të lirë. Këtu mërziten njerëzit për budalliqe.

Ermali: Ti mërzitesh kur ta lënë të tjerët 'seen'

Fifi: Jo për zotin. A e din pse. Kur nuk pret nuk ke përse me u mërzit. 

Gjatë bisedës me Ermalin u soll në vëmendje eksperienca e saj në Big Brother e mbi të gjitha ajo çka Fifi mësoi nga kjo eksperiencë:

"Kisha bo shumë ndryshime në të kaluarën time. S'do merresha me ata që më kanë bërë dëm. Eksperienca në Big edhe pse ishte shumë e vështirë më ka mësuar shumë gjëra. E para psh është se unë nuk di të mashtroj".

/rtsh.al/